AAB College

AAB College repository
Not a member yet
    1278 research outputs found

    Bibliografia e studimeve në komunikime.

    No full text

    Vlerat e lajmit në edicionet e lajmeve qendrore në RTK, KTV dhe ATV – qasje krahasuese.

    Get PDF
    Respektimi i kritereve që parashihet me vlerat e lajmit apo vlerat e lajmeve, është shumë i rëndësishëm në media e sidomos në televizion, mirëpo një kontekst si Kosova ku kemi ngjarje dhe lajme të cilat mund t’i tejkalojnë edhe elementet dhe kriteret e vlerave të lajmit, është shumë me rëndësi që këto kritere dhe vlera të respektohen, me të vetmin qëllim mirë informimi i shikuesve dhe dëgjuesve tanë. Ndryshimi i sistemeve politike dhe faza e tranzicionit në të cilën po kalon vendi ynë, dhe hapja drejt një shoqërie demokratike, bëri që të kemi shumë mundësi për t’u informuar, mirëpo, me këtë edhe rreziqe për tu mos informuar në mënyrën profesionale. Zbatimi i vlerave të lajmit në edicionet e lajmeve në televizionet nacionale në Kosovë ka të bëjë me mënyrën e konsumit të produktit mediatik, në këtë rast të lajmit. Nëpërmjet metodës se vëzhgimit kemi hulumtuar tri televizionet nacionale në Kosovë, Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Kohavisionin (KTV) dhe A Televizionin (ATV), hulumtimi ka zgjatë për një periudhë një mujore. Punimi konstaton se në përgjithësi këto televizione i respektojnë kriteret e vlerave të lajmit, duke ofruar lajme dhe informacione aktuale dhe që kanë interesin e publikut për t’i ndjekur

    Media Studies and Journalism: Shaping Perceptions through Propaganda, Strategic Communication

    Get PDF
    Materiale permbledhese te studimeve te stafit, per studentetThis collection of research conducted by the Faculty of Mass Communication at AAB College offers a comprehensive examination of contemporary media studies, focusing on how media influences both local and global perceptions. It addresses key issues such as the role of media in intercultural communication in an increasingly globalized world and the political and cultural dynamics within Kosovo and the broader Balkans. The research emphasizes Kosovo’s strategic use of media to enhance its international image, navigate diplomatic challenges, and assert its national identity. It also explores the impact of traditional and digital media in shaping global narratives, the role of media literacy, and the power of propaganda in conflict situations. Through these studies, students can gain valuable insights into the evolving media landscape and its significant role in shaping political, cultural, and social contexts. This summary aims to assist students in easily finding relevant literature to support their academic work in the field of media studies

    Zhvillimi ekonomik dhe financiar në Kosovë dhe në Ballkan: Një përmbledhje e shkurtër

    Get PDF
    materiale permbledhese per studimet ne fushen e ekoKy koleksion studimesh kërkimore, i realizuar nga stafi i Kolegjit AAB, ofron njohuri të vlefshme për studentët që nisin rrugëtimin e tezës së magjistraturës. Duke mbuluar tema të ndryshme në zhvillimin ekonomik, inovacionin financiar dhe efikasitetin e sektorit publik, studimet trajtojnë çështje kyçe brenda Kosovës dhe rajonit më të gjerë të Ballkanit. Janë eksploruar tema të tilla si gamifikimi në blerjet online, politika monetare, efikasiteti i fondeve publike dhe përfshirja financiare. Për më tepër, hulumtimi thekson rëndësinë e infrastrukturës dixhitale, edukimit financiar dhe kornizave rregullatore në nxitjen e rritjes ekonomike. Këto studime u ofrojnë studentëve perspektiva thelbësore dhe udhëzime praktike për të formuar projektet e tyre teza dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik rajonal

    Rruga Diplomatike e Kosovës për Pavarësi pas vitit 1999

    Get PDF
    Kjo temë e magjistraturës shqyrton rrugëtimin diplomatik të Kosovës pas vitit 1999 drejt pavarësisë. Tema e Kosovës dhe fillimi i diplomacisë ndërkombëtare ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë dhe çlirimit nga Serbia janë temat kryesore të këtij punimi. Ky punim do të analizojë trajektoren historike dhe sekuencën kronologjike të ngjarjeve në Kosovë, me fokus në zgjedhjen e Kosovës për pavarësi dhe faktorët ndërkombëtarë që kanë kontribuar ndjeshëm në statusin e saj aktual si shtet i pavarur dhe sovran. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e njohu statusin ndërkombëtar të Kosovës më 22 korrik 2010, duke konfirmuar aktgjykimin këshillimor se pavarësia e vendit nuk ka shkelur asnjë nen të së drejtës ndërkombëtare. Për popullin shqiptar, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, shënoi kulmin e një rrugëtimi rraskapitës të mbushur me gjak dhe pikëllim. Ngjarjet më domethënëse në historinë e Kosovës deri më sot mendohet se kanë qenë shpallja e Shqipërisë në Kosovë dhe pranimi i saj si e dhënë në Prishtinë

    Ndikimi i fletëvotimeve të pavlefshme në shprehjen e vullnetit demokratik të zgjedhësve në Kosovë.

    Get PDF
    Tema kryesore përgjatë proceseve zgjedhore është zhvillimi i demokracisë përmes se drejtës se votës se lirë. Fletëvotimet e pavlefshme janë nder shkaqet te cilat jo vetëm qe e vonojnë shpalljen e rezultateve por edhe e lëndojnë ne një apo forme tjetër te drejtën dhe vullnetin e qytetarit ne zgjedhjen e përfaqësuesve. Zhvillimi i një procesi zgjedhor të mirë respektivisht sa më pak fletëvotime të pavlefshme, do të ndikonte pozitivisht edhe në daljen e votuesve në zgjedhje, rrjedhimisht do të fitohej një besim në institucionet shtetërore. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se çfarë ndikimi kanë fletëvotimet e pavlefshme në shprehjen e vullnetit demokratik të zgjedhësve, si dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet përkatëse të Kosovës në edukimin demokratik të qytetarëve kosovarë në këtë drejtim. Përmes këtij punimi synohet të arrijmë të analizojmë dhe interpretojmë ndikimin e fletëvotimeve të pavlefshme në shprehjen e vullnetit demokratik te zgjedhësve në zgjedhje në Kosovë

    Sfidat e mediave në Kosovë gjatë raportimit për pandeminë covid-19.

    Get PDF
    Ky studim flet për ndryshimin e formës së punës së gazetarëve në Kosovë, gjatë pandemisë covid-19. Qëllimi ishte të shpalosnim sfidat me të cilat u përballen mediat, gjatë raportimit për sëmundjen infektive. Gjetjet tona shpjegojnë se punonjësit medial, kanë punuar në një mjedis të pasigurt në aspektin shëndetësor e ekonomik. Po ashtu një pjesë e mediave, kanë punuar duke u zhvendosur nga zyra në shtëpi, kurse raportimi në distancë del të ketë sjellë disa vështirësi në punën e tyre. Duke u mbështetur në shembuj nga komunikimi me gazetarë, ne shohim se mediumet kanë përdorur forma të ndryshme të organizimit të redaksive gjatë coronavirusit. Ndonëse, covid-19 i zuri mediumet të papërgatitura dhe pa njohuri të mjaftueshme për gjithë sistemin shëndetësor në vend, mediumet kanë arritur të transemtojnë informacione të verifikueshme dhe të besueshme për audiencat e tyre, duke iu shmangur dezinformimit apo keqinformimit. Në anën tjetër, përdorimi i telefoneve celularëka mundësuar raportimin e tyre në kohë reale, përkundër karantinimit

    Formimi i perceptimeve përmes propagandës dhe komunikimit strategjik-një vështrim përmbledhës i studimeve të stafit të komunikimeve

    No full text
    Materiale per orientimin e studenteveKy koleksion i hulumtimeve të kryera nga Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB ofron një ekzaminim gjithëpërfshirës të studimeve bashkëkohore të medias, duke u fokusuar në atë se si media ndikon në perceptimet lokale dhe globale. Ai trajton çështjet kyçe si roli i mediave në komunikimin ndërkulturor në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe dinamikat politike dhe kulturore brenda Kosovës dhe më gjerë në Ballkan. Hulumtimi thekson përdorimin strategjik të mediave të Kosovës për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar, për të lundruar në sfidat diplomatike dhe për të pohuar identitetin e saj kombëtar. Ai gjithashtu eksploron ndikimin e mediave tradicionale dhe dixhitale në formësimin e narrativave globale, rolin e shkrim-leximit mediatik dhe fuqinë e propagandës në situata konflikti. Nëpërmjet këtyre studimeve, studentët mund të fitojnë njohuri të vlefshme për peizazhin mediatik në zhvillim dhe rolin e tij të rëndësishëm në formësimin e konteksteve politike, kulturore dhe sociale. Kjo përmbledhje synon të ndihmojë studentët që të gjejnë lehtësisht literaturën përkatëse për të mbështetur punën e tyre akademike në fushën e studimeve të medias

    Key Drivers of Economic Development in Kosovo: Innovation, Digitalization, and Organizational Performance

    No full text
    studime nga fusha e ekonomiseThe Faculty of Economics at AAB College focuses on key areas critical for understanding economic development, governance, and institutional performance, particularly in developing economies like Kosovo. Research topics include the impact of active labor policies on economic growth, the role of innovation in enterprise performance, and the importance of institutional frameworks. Active labor policies, such as job training and wage subsidies, improve labor market efficiency and reduce unemployment. Innovation drives productivity and competitiveness, while strengthening microfinance institutions enhances financial inclusion. The research also explores the optimal balance between government involvement and market freedom for sustainable growth. These studies provide valuable insights for policymakers, businesses, and academic inquiry

    Ndikimi i dhunës ndaj gazetarëve në punën e tyre profesionale (analizë e rasteve të dhunës 2017-2021).

    Get PDF
    Ky punim paraqet gjendjen e sigurisë së gazetarëve në Republikën e Kosovës duke studiuar rastet e dhunës fizike në periudhën kohore 2017-2021. Punimi është mbështetur në dokumente ndërkombëtare për sa i përket kontekstit teorik që nga dokumentet e para sikurse Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut e vitit 1948, dhe dokumentet e tjera përmes së cilave secili shtet demokratik obligohet që përmes ligjeve të mbrojë lirinë e shprehjes, dhe rrjedhimisht të mbrojë edhe gazetarët të cilët raportojnë lidhur me dukuritë në shoqëri (Universal Declaration of Human Rights,1948). Republika e Kosovës ka një mori ligjesh të cilat janë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian për sa i përket garantimit dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Përkundër të gjitha ligjeve në fuqi të cilat mbrojnë gazetarët dhe punën e tyre, në Kosovë siguria e gazetarëve mbetet e brishtë. Duke parë situatën e përgjithshme dhe ndikimet e rrethanave të ndryshme si politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës, gazetarët sfidohen çdo ditë nga palë të ndryshme. Gazetarët në Kosovë ballafaqohen edhe me kushtet jo të volitshme të punës duke mos pasur mundësi që ta kryejnë misionin e tyre të shenjtë. Sipas statistikave të ofruara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), gjatë periudhës 2017-2021 janë evidentuar gjithsej 196 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve. Në vitin 2017 kanë ndodhur gjithsej 24 raste, në vitin 2018 janë regjistruar 17 raste, në vitin 2019 kanë qenë 19 raste, në vitin 2020, 24 raste, dhe në vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 29 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve (AGK, 2017-2021). Përmes intervistave të thella me gazetarët të cilët janë kërcënuar dhe i janë nënshtruar çfarëdo lloj dhune, janë paraqitur 10 raste të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2021. Këto raste janë përshkruar në detaje, duke nxjerrë në pah arsyen e kërcënimit apo sulmit fizik, dyshimin se nga kush janë kërcënuar, dhe ndikimin që e kanë pasur në punën e tyre profesionale

    964

    full texts

    1,278

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    AAB College repository is based in Serbia
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇