AAB College

AAB College repository
Not a member yet
    1278 research outputs found

    EFEKTI I MARKETINGUT DIGJITAL TE NDËRMARRJET NDËRTIMORE NË KOSOVË

    Get PDF
    Marketingu në ndërmarrjet ndërtimore krahas zhvillimit të teknologjisë sidomos në dekadat e fundit, po pëson ndryshime në mënyrë rrënjësore, respektivisht një zhvillim të hovshëm. Kjo ka ndikuar për shkak se numri i popullsisë në Kosovë si shfrytëzues të internetit është në rritje e sipër, me çka kanë ndryshuar strukturën e biznesit, duke aplikuar metodën e kalimit nga marketingu tradicional në atë dixhital – dhe zotërimi i artit të tij, me çka është një parakusht i çdo ndërmarrjeje ose individi që planifikon të konkurrojnë në vitet në vijim. Përdorimi i mediave dixhitale, të të dhënave dhe teknologjisë se avancuar, për të mbështetur aktivitetin e marketingut digjital e posaçërisht marketingut të internetit, me anë të cilit dëshirojmë dhe synojmë, rritje të plasimit të produketeve apo shërbimeve në tregje të vendit e të huaja, rritje të numrit të konsumatorëve, rritje të shitjeve, rritje të fitimit, e të gjitha do të arrihen me metodën e avansimit duke implementuar përvojat dhe aftësitë e personelit profesional të kësaj lëmie

    Efektet e marrëdhënieve publike digjitale të NVM në Ferizaj.

    Get PDF
    Duke marrë në konsideratë rëndësinë që paraqet disiplina e marrëdhenieve publike digjitale tek zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme e njëkohësisht mungesa e theksuar e literaturës dhe studimeve në këtë fushë nxitën zhvillimin e këtij studimi. Ky punim ka për qëllim kryesor që të studiojë efektet që ka përdorimi i marrëdhënieve publike digjitale (MPD) të ndërmarrjeve të vogla e të mesme tek konsumatorët në Ferizaj. Studimi arriti t’i përgjigjet pyetjes kërkimore se cilat janë efektet e marrëdhënieve me publikun digjital të NVM në Ferizaj e të vërtetojë hipotezat e saj. Rezultoi që reputacioni dhe përgjegjësia sociale e korporatave, si rezultat i MPD, ndikojnë pozitivisht në sjelljen konsumatore. Rrjedhimisht, aplikimi i duhur i marrëdhënieve publike digjitale ndikojnë pozitivisht në rritjen e të ardhurave të NVM-ve. Metoda shkencore e ndjekur në këtë punim është kualitative mbështetur nga të dhëna kuantitative të përftuara nga burimet parësore të zhvilluara nga autorja e punimit. Për përftimin e rezultateve është përdorur sondazhi, me shpërndarje të anketave tek 100 konsumatorë të rastësishëm në Ferizaj. Gjithashtu për hartimin e literaturës së këtij punimi janë përdorur edhe burime dytësore të cilat konsistojnë në libra, artikuj shkencorë, punime akademike, lajme apo botime të postuara në faqe të besueshme dhe reputacionale në internet

    MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE MOTIVIMI I PUNONJËSVE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

    Get PDF
    teme masteriKy punim trajton menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike në Kosovë, me fokus në procesin e rekrutimit dhe motivimin e punonjësve. Qëllimi është të analizohen praktikat aktuale të rekrutimit dhe seleksionimit në përputhje me legjislacionin e shërbimit civil. Gjithashtu, shqyrtohet ndikimi i faktorëve motivues si shpërblimet, zhvillimi profesional dhe ambienti mbështetës në përmirësimin e performancës. Studimi synon të identifikojë sfidat dhe mundësitë për rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit në sektorin publik. Vëmendje e veçantë i kushtohet krijimit të një ambienti pune të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike përmes burimeve njerëzore

    DIGJITALIZIMI I PROKURIMIT PUBLIK NË KOSOVË KRAHASIM MIDIS PROCEDURAVE TRADICIONALE DHE ATYRE DIGJITALE PËR RRITJEN E TRANSPARENCËS DHE EFIKASITETIT

    Get PDF
    teme masteriKy studim analizon digjitalizimin e prokurimit publik në Kosovë dhe ndikimin e tij në transparencë, efikasitet dhe menaxhimin e fondeve publike. Pas përfundimit të administratës UNMIK, Kosova ka krijuar kuadër ligjor dhe institucional për prokurimin publik, ku Ligji për Prokurimin Publik dhe APP kanë luajtur rol kyç. Implementimi i e-prokurimit ka automatizuar procedurat, ka reduktuar korrupsionin dhe ka rritur besimin publik. Krahasuar me sistemin tradicional, digjitalizimi ka sjellë efikasitet dhe auditim të menjëhershëm. Megjithatë, sfida mbeten në infrastrukturë, trajnim dhe përshtatje ligjore, duke kërkuar investime të mëtejshme për sukses të qëndrueshëm

    Raportimi për vrasjet zbulimi i identitetit të viktimave në raportimin e mediave online në periudhën 2015-2021.

    Get PDF
    Qëllimi i punimit është analizimi dhe krahasimi i lajmeve në mediat online Telegrafi, Express dhe Indeksonline, me fokus se si është bërë raportimi i viktimave nga vrasjet në periudhën 2015 –2021. Ky hulumtim ka mbështetjen teorike, si dhe intervista me gazetarët e mediave që kemi rast studimi në hulumtim. Ky hulumtim është bazuar në pyetje kërkimore: si e rregullon etika çështjen e raportimit të identitetit të viktimave nga vrasjet në mediat online? Dhe cilat janë rastet që mediat online kanë zbuluar identitetin e viktimave përgjatë viteve 2015-2021? Gjatë këtij hulumtimi janë analizuar nëntë artikuj të cilët kanë raportuar për vrasjet e bëra përgjatë periudhës 2015 – 2021 dhe në secilin prej këtyre artikujve janë vrejtur shkelje të etikës profesionale duke përfshirë identitetin e viktimave, identitetin e familjarëve të tyre dhe shkelje të tjera profesionale. Në përfundim të këtij hulumtimi kemi mundur të shohum që raportimi i viktimave në vrasje ka qenë në kundërshtim me rregullat e gazetarisë. Ndër të tjera nga ky hulumtim kemi arritur të vijmë në disa rekomandime: të mos publikohen emrat e viktimave të vrasjes, por vetëm inicialet siç është edhe e rregulluar me etikë dhe ligje. Mediat online të mos bëjnë publike imazhe të viktimës dhe pjesëtarëve tjerë të familjes pas vrasjes, por të jepin detaje për rastin që janë të rëndësishme për opinonin publik

    Key Research Themes in Economics: Enhancing Organizational Efficiency and Economic Growth.

    Get PDF
    The aim of these summaries is to assist students in identifying appropriate literature for their research. The Faculty of Economics at AAB College conducts research aimed at addressing critical economic challenges in business and economics. The studies focus on improving organizational efficiency, competitiveness, and financial performance, covering areas such as employee development, leadership, marketing strategies, conflict resolution, and digital transformation. Key themes include enhancing employee productivity through continuous education, implementing Total Quality Management (TQM) for operational efficiency, and bridging the skills gap in the labor market. Additionally, the faculty explores the impact of leadership styles, digital marketing, and macroeconomic factors like labor policies and income inequality on economic growth, particularly in the Western Balkans

    Ndikimi i stileve të udhëheqjes në zhvillimin e kompanive private në Kosovë. Rast studimi për kompaninë Rugove

    No full text
    Udhëheqja është funksioni i vetëm i vërtetë i menaxhimit. Ky është funksioni më i rëndësishëm i menaxhimit. Si pjesë e një funksioni lidershipi ose një procesi drejtues, lidershipi ushtrohet me njerëzit dhe veprimet e tyre synojnë arritjen e qëllimeve. Liderët duhet të kuptojnë dhe njohin sjelljen njerëzore, të jenë në gjendje të komunikojnë, motivojnë dhe udhëheqin organizatën për të arritur qëllimet e saj. Udhëheqja nënkupton ndikimin e njerëzve në drejtimin e aktiviteteve të tyre dhe motivimin e tyre për të arritur qëllimet e organizatës. Menaxherët duhet të hasin shumë probleme të ndryshme në kryerjen e detyrave të tyre dhe t'i trajtojnë ato në një mënyrë të pranueshme për të tjerët. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të bëhet shqyrtimi i literaturës dhe të bëhet gjithashtu edhe realizimi i hulumtimit praktik nga terreni, gjegjësish kompania e cila është objekt hulumtimi në këtë studim. Përmes këtij hulumtimi synojmë që të shqytojmë literaturë lidhur me stilet e udhëheqjes e në anën tjetër përmes rezultateve të hulumtimit të komapanisë Rugove të nxjerren rezultate statistikore përmes realizimit të pyetësorit se cilat janë stilet e udhëheqjes të përdorura nga kompania Rugove. Stilet e lidershipit u mundësojnë punonjësve të arrijnë qëllimet e tyre themelore në mënyrë më efektive duke lidhur performancën e tyre me stimujt e dëshiruar dhe duke i mbajtur punonjësit në punë. Pa udhëheqje, probabiliteti i dështimit rritet dhe probabiliteti i suksesit zvogëlohet ose rritet. Sado që të më stimuloni në botë, do t'ju duhet ta shikoni këtë objekt në një këndvështrim personal dhe t'i riktheheni krijimit, komunikimit dhe transformimit të kulturës organizative

    Towards Democratic Consolidation: Understanding Kosovo’s Legal, Political, and Economic Landscape

    No full text
    summaryThis collection of studies provides a comprehensive exploration of Kosovo's legal, political, and social challenges, highlighting the critical issues shaping its state-building process. The research covers a broad range of topics, including governance, the rule of law, minority rights, international relations, economic development, and education. Through an integrated approach, the studies emphasize the importance of aligning national policies with international standards, such as the Sustainable Development Goals (SDGs), to ensure inclusive and equitable democratic development. The studies also underscore the significant role of civil society initiatives in local governance, showcasing how grassroots movements can enhance democracy and foster accountability

    Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

    Get PDF
    Punimi si qëllim primar ka mbështëtjen dhe adresimin e problemeve dhe sfidave që janë shfaqur gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE). Njëherit, punimi paraqet një përmbledhje të strukturuar kronologjike të informacioneve që reflektojnë procesin e integrimit evropian të shtetit shqiptar bazuar në burime kredibile (punime shkencore të publikuara në revista shkencore, artikuj, lajme, tekste akademiko- shkencore si dhe në revista profesionale të fushës dhe informacione, raporte të hartuara kryesisht nga organizata ndërkombëtare si dhe të dhëna tjerë relevante vendore dhe ndërkombëtare. Synimi i punimit ishte që të evidentoheshin sfidat reale të cilat e kanë shoqëruar dhe e shoqërojnë aktualisht lidershipin e shtetit shqiptar në procesin integrues në BE përgjatë tri dekadave të kaluara (1992-2022). Bazuar në gjetjet e punimit janë dhënë edhe rekomandimet përkatëse për të fasilituar sado pak integrimin e Shqipërisë në BE-, proces që urojmë të përmbyllet suksesshëm në një të ardhme të afërt

    Analyzing the Influence of Translators, Language, and Collaborative Learning on Academic Performance

    No full text
    permbledhje studimeshThis research compilation from the Faculty of Foreign Languages at AAB College presents a diverse range of studies that explore language, translation, culture, and identity, offering valuable resources for students, especially those pursuing research at the master's level. Key areas of focus include the role of translators in children's literature, emphasizing their active contribution in recreating texts, and the evolution of writing systems, such as Scriptio Continua, which influences reading processes and language development. Additionally, the research delves into language's role in constructing national identity in post-conflict societies, with a focus on urban semiotic landscapes. Collaborative learning's impact on student motivation and academic performance in language classrooms is also highlighted. Other studies examine the strategic use of language in political discourse and public diplomacy, as well as specific linguistic features of the Albanian language. Overall, this collection provides insightful perspectives that encourage critical thinking and guide students in developing relevant research topics

    964

    full texts

    1,278

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    AAB College repository is based in Serbia
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇