research

Integrimi i qytetit të Prishtinës përmes mobilitetit si indikator – rasti i lagjes Kalabria

Abstract

Ky punim merret me vlerësimin e integrimit të brendshëm të qytetit të Prishtinës përmes indikatorit të mobilitetit në dy lagjet e mëdha të tij – Dardania dhe Kalabria si rast studimi. Vlerësimi si i tillë bëhet me qëllim të matjes së shkallës së qëndrueshmërisë urbane, të funksionimit të qytetit, përmes indikatorit të lëvizshmërisë. Me këtë tentohet të arrihet në përfundimin se indikatori i lëvizshmërisë reflekton planifikimin e zhvillimit racional hapësinor të qytetit, të qëndrueshmërisë urbane të tij. Ai bëhet për të vlerësuar shkallën e lëvizshmërisë prej një lagje në tjetrën, qasjen për në qendër të qytetit dhe në pjesët e tjera të qytetit, shkallën e rrezikshmërisë, të shfrytëzimit racional të hapësirës, të nivelit të planifikimit të integruar urban

    Similar works