research

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

Abstract

Përhapja e platformave të mediave sociale ka sjellë si rezultat edhe një ndryshim themelor në komunikimin tradicional publik, i cili më parë ishte një proces i menaxhuar ekskluzivisht nga aktorë të përcaktuar siç janë gazetarët, politikanët dhegrupet e ndryshme të interesit.Politikanët apo personat e angazhuar në zyrat e shtypit pranë institucioneve të ndryshme, gjithmonë e më shpesh po zgjedhinnjë komunikim direkt me publikun, përmes platformave tëmediave sociale. Kjo ka sjellë si rrjedhojë çndërmjetësimin dhe demediatizimin e marrëdhënieve publike, kryesisht të aktorëve politikë dhe më gjerë. Një pjesë e pionierëve të mediave sociale mbrojnë idenë se këto ndryshime që çojnë drejt një komunikimi të çndërmjetësuar, kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e demokracisë, duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimin publik. Ky studim përqendrohet në rolin e mediave sociale në transformimin që po pëson komunikimi i aktorëve politikë me publikun, si dhe ndikimi që mund të ketë ky model i komunikimit në formësimin e sferës publike. Gjatë studimit analizohen përqasjet e autorëve të ndryshëm si dhe raste konkrete nga konteksti shqiptar i komunikimit politik. Për realizimin e studimit, metodat shkencore të përdorura do të jenë kryesisht ato cilësore

    Similar works