research

Roli i noterive në trashëgiminë e pronave

Abstract

Shërbimi i noterisë në Republikën e Kosovës është njëri nga shërbimet juridike publike me qëllim të mbrojtjes së interesave të ligjshme të personave juridikë dhe fizikë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet që ka filluar të funksionojë që nga viti 2012. Zyrat e noterëve ofrojnë shërbime juridike për çështje familjare dhe trashëgimore për çështje pronësore; për çështje ekonomike dhe të punës; shërbime juridike nga ruajtja e gjërave dhe dokumenteve të tjera; shërbime juridike lidhur me vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat e tjera. Qëllimi i këtij hulumtimi është të analizohet dhe të krijohet një pasqyrë për rolin e noterive dhe ndikimin e këtyre zyrave në çështjet e trashëgimive të pronave në Republikën e Kosovës. Përmes metodave të hulumtimit janë arritur rezultatet që tregojnë efikasitetin në zgjidhjen e çështjeve në trashëgiminë e pronave në Republikën e Kosovës, duket sjellë edhe rekomandimet apo konkludimet për përmirësimin, dhe për vështirësitë që shfaqen gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi juridik

    Similar works