research

Faktorët e rrezikut dhe viktimizimi i nëxënësve të shkollave të mesme

Abstract

Rezultatet: Rezultatet nga ky studim mbështesin të gjeturat nga studimet e tjera se meshkujt kanë pasur mesatare më të lartë si në dhunën proaktive ashtu edhe në viktimizim, në krahasim me femrat dhe dallimi është signifikant (p<0.001). Pos kësaj, analiza e regresionit logjistik binar ka treguar se faktorët që përputhen (të ngjashëm) duket të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës proaktive dhe viktimizimit në mesin e adoleshentëve kosovarë. Ndërlidhja më e ngushtë për dhunën proaktive dhe viktimizimin ishte me konsumimin e alkoolit më shumë se 30 ditë, përcjellë nga ikja nga mësimi dhe disponimi depresiv. Ndërlidhja më e dobët është vërejtur me marrëdhënien me prindërit dhe gjininë. Megjithatë, rezultatet e vetëvlerësimit kanë treguar se nuk ka pasur dallime statistike signifikante në mes dhunës proaktive dhe viktimizimit. Të gjitha të lartpërmendurat tregojnë se dhuna proaktive dhe viktimizimi në mesin e adoleshentëve përkojnë me njëra-tjetrën, duke theksuar rolin e tyre si kryes dhe viktimë.Hyrje: Qëllimi i këtij artikulli është të kuptuarit e faktorëve të rrezikut që lidhen me dhunën e vetë-raportuar proaktive dhe viktimizimin në mesin e nxënësve kosovarë të shkollave të mesme. Metodat: Të dhënat janë marrë nga 4709 nxënës të shkollave të mesme të moshës 15 – 16 vjeçare nga Kosova, që kanë marrë pjesë në Projektin Evropian për studimin në shkolla mbi alkoolin dhe drogat e tjera (ESPAD). Ky studim ka ndjekur metodologjinë e standardizuar, përcaktimin e mostrës, administrimin dhe kërkesat etike të njëjta me anketën (studimin) e PEShAD (ESPAD), gjë që siguron krahasueshmëri me vendet evropiane

    Similar works